Art&Argëtim

Dedikim kaq unik, kjo është fansja më e madhe e Florit

6 Shkurt 2019, 13:35 Nga DOSJA
Dedikim kaq unik, kjo është fansja më e madhe e Florit

Të gjithë mund të bëjmë çmenduri nga më të ndryshmet për idhullin tonë. Nëse dikush do të bënte gjithçka për të marr një autograf, dikush tjetër do të preferonte një foto ose një dedikim me fjalët më të ndjera, por rasti në fjalë është ndryshe nga gjithë të tjerët.

Flori ka postuar ditën e sotme një foto në Instastory dhe ky paska qenë dedikimi më i bukur që ai ka marrë nga fansat. Fansja e tij, ka bërë tatuazh zërin e Florit. Si është e mundur kjo? E thjeshtë. Sot teknika e të bërit tatuazh ka përparuar shumë, sot mund të bësh tatuazh edhe zërin e dikujt.

Kështu siç ka bërë vajza në foto, Flori është kaq i gëzuar për këtë. Edhe pse versioni origjinal i këngës ‘ Të dua’ është kënduar nga Aurela Gaçe, fansja ka preferuar cover-in e Florit dhe soundwave i coverit ‘Të dua’ e ka bërë tatuazh në trup.

 

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #florimumajesi #dedikimifanses #tatoolover #florimumajesi #dedikimifanses #tatoolover

Sondazh

Poll