Aktualitet

Mesazhi i ndërkombëtarëve për shqiptarët: Ne jemi pranë jush, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh

22 Mars 2020, 13:06 Nga DOSJA
Mesazhi i ndërkombëtarëve për shqiptarët: Ne jemi

TIRANË– Prej javësh vendi jonë është prekur nga koronavirusi, ku për pasojë kanë  humbur  jetën 2  persona dhe  janë infektuar 89 të tjerë, ndërkohë qeveria  ka  marrë masa të forta  në përpjekje për largimin dhe zbutjen e këtij virusi vdekjprurës.

Ditën e sotme Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale  ka dhënë mesazhin e shumë Organizatave ndërkombëtare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, një  mesazh i përbashkët për të sensibilizuar të gjithë qytetarët për masat e ndërmarra në kuadër të shmangies të përhapjes të koronavirusit.

“Mesazh i Përbashkët nga Organizata Ndërkombëtare dhe Partnerë Zhvillimi në Shqipëri. Këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin.
Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë. Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku! Ne kemi një mesazh për ju: Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh. Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin. Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Faleminderit nga zemra! Së bashku mundemi t’a mposhtim Covid-19.#StayAtHome # QëndroniNëShtëpi.“-shkruhet në postim.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll