Bota

Mike Pence dhe bashkëshortja e tij rezultojnë negativ në testin kundër koronavirusit

22 Mars 2020, 11:20 Nga DOSJA
Mike Pence dhe bashkëshortja e tij rezultojnë negativ në testin

SHBA– Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e tij e cila njoftoi publikisht lajmin e mirë mbrëmjen e së shtunës.

“Kënaqësi që po raportoj që rezultatet e testit COVID-19 rezultuan negativ si për Zëvendës Presidentin Mike Pence ashtu dhe Zonjën e Dytë KarenPence.”- shkroi në Twitter Katie Miller, sekretare për shtypin për nënkryetarin.

Pence kishte thënë se ai dhe gruaja e tij do të testoheshin pasditen e së shtunës pasi një anëtar i stafit të zyrës së tij ishte  infektuar nga koronavirusi.

“Duke pasur parasysh pozicionin unik që kam si zv/president dhe si drejtues i grupit të punës për koronavirusin, si unë dhe gruaja ime do të testohemi për koronavirus më vonë këtë pasdite.”-  tha Pence gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mike pence koronavirusi ne shba mike pence

Sondazh

Poll