Bota

Mos i quani më ‘djem të këqij’! Pas tërmetit, tifozët e Dinamos së Zagrebit ndihmojnë zjarrfikësit

22 Mars 2020, 11:54 Nga DOSJA
Mos i quani më ‘djem të këqij’! Pas tërmetit,

KROACI- Tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”, dolën në rrugët e Zagrebit për të ndihmuar atje ku ishte më e nevojshme.

Pasi u larguan nga Spitali Klinik i Dubravës ku shpërndanë ilace dhe furnizime ushqimore për të moshuarit dhe të sëmurët në të gjithë qytetin, tani po ndihmojnë pas tërmetit që goditi Zagrebin.

Në zonën e qytetit ku u dëmtua më rëndë, ata u mblodhën dhe u erdhën në ndihmë zjarrfikësve dhe emergjencës civile.

Të gjithë janë të pajisur me maska ​​mbrojtëse dhe në marrëveshje me shërbimet përkatëse në terren. Jo vetëm kaq, tifo-grupi “Bad Blue Boys” asistuan edhe në evakuimin e fëmijëve të sapolindur në maternitetin e kryeqytetit. Kujtojmë që Zagreb u trondit pas një tërmeti me magnitudë 5.5.

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kroaci termet ne zagreb kroaci termet ne zagreb

Sondazh

Poll