Bota

I biri erdhi nga Italia dhe i ngjiti koronavirusin, shënohet viktima e parë në Kosovë

22 Mars 2020, 10:22 Nga DOSJA

KOSOVË– Familja Haliti nga Dumnica e Podujevës, njofton se në varrimin e babait të tyre pjesëmarrës do të jenë vetëm familjarët e ngushtë. I moshuari 85-vjeçar është viktima e parë e shënuar nga koronavirusi në Kosovë nga koronavirusi.

Nga mediat vendase mësohet seviktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Lajmi  është  bërë me dije nga  Instituti Kombëtar i Shëndetit në Kosovë,  ku shkrujnë se 85-vjeçari ka humbur jetën nga COVID-19 në orën 9:00 të ditës së sotme.

Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

“Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim.”-thuhet në njoftim.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

k.m/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove shenohet viktima e pare ne kosove koronavirusi ne kosove shenohet viktima e pare ne kosove

Sondazh

Poll