Bota

Jeta e të moshuarëve në Itali gjatë këtyre ditëve të vështira të koronavirusit

22 Mars 2020, 09:50 Nga DOSJA
Jeta e të moshuarëve në Itali gjatë këtyre ditëve

MILANO– Prej  momentit të parë të përhapjes së koronavirusit u pa  që grupmoshat  më të rrezikuara  ishin mbi 50 vjeç. Prandaj të gjitha qeveritë e vendeve të prekura nga  ky virus u kanë bërë thirrje më së shumti të moshuarve që të mos dalin nga shtëpitë dhe të mbrohen.

Por jeta e tyre bëhet më e  vështirë nëse  ata rrinë të  izoluar, dhe për këtë problem ka folur edhe një  74-vjeçare italiane.

“Unë rezistoj derisa të arrijë goditja, sepse unë jam vetëm dhe shumë e pikëlluar.“-ka thënë  74-vjeçarja Rori.

E vetmja hapësirë ku ajo mund të dalë e të shikojë  jashtë, është një dritare. Si ajo, shumë të moshuar përpiqen të rezistojnë në këtë kohë të vështirë, duke shmangur lajmet për viktimat dhe ndonjëherë edhe duke iu përgjigjur telefonit, për të biseduar me të afërmit.

Për të mbijetuar, ju duhet të qëndroni në shtëpi ashtu siç bëri Lorenzo Radice me nënën e tij Lelia.  Ai nuk është i vetmi që ka bërë këtë zgjedhje, fëmijët e tjerë kanë vendosur të organizojnë një jetë të tillë për hir të jetës.

Paola, e cila jeton në Seregno me burrin e saj dhe nënën 96-vjeçare thotë: Jeta ime tani është këtu, me ju. Unë nuk kam dalë për një muaj. Rreziku është shumë i lartë, mund të ndodhë të takoj dikë që është  i infektuar nga koronavirusi, kështu është e vërteta, edhe pse ne e njohim njëri-tjetrin ne kemi ndaluar së foluri, por nuk mund të lejoj nënën time të sëmuret. As nuk dua që ajo të përfundojë në spital, është shumë e brishtë, tepër delikate. As ajo nuk dëshiron që unë të vdes vetëm.

Komuna e Milanos ka organizuar shërbimin Milano Aiuta, thjesht duke telefonuar në 020202, ku rreth tetëqind njerëz tashmë kanë kërkuar të  shkojnë në farmaci ose për t’u shoqëruar nga mjeku.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: repubblica.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali te moshuarit ne itali koronavirusi ne itali te moshuarit ne itali

Sondazh

Poll