Bota

Viktima e parë në Kosovë nga COVID-19/ Presidenti Thaçi: Institucionet të jenë të gatshme për shpalljen e Gjendjes së J

22 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
Viktima e parë në Kosovë nga COVID-19/ Presidenti Thaçi:

KOSOVË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi menjëherë pas lajmit për viktimën e parë nga koronavirusi në territorin e Kosovës  ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Thaçi, ka thënë se institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme pas vdekjes së parë nga virusi korona.

Përmes një postimi në Facebook Presidenti ka falënderuar mjekët dhe ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në  shtëpi si një masë për të parandaluar virusin COVID-19.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”- ka shkruar Thaçi.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjendja e jashtëzakonshme hashim thaci koronavirusi ne kosove gjendja e jashtëzakonshme hashim thaci koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll