Bota

Katër të infektuar me koronavirus në burgun Dozza në Bologna, mes tyre 3 punonjës të shëndetisë dhe një roje

22 Mars 2020, 09:16 Nga DOSJA
Katër të infektuar me koronavirus në burgun Dozza në

BOLOGNA–  Tre punonjës të shëndetisë dhe të paktën një roje burgu në detyrë në burgun e Dozzës në Itali  janë infektuar me koronavirus.

Lajmet kanë qarkulluar në ambientet burgu për të paktën 36 orë dhe po krijojnë një alarm të konsiderueshëm midis agjentëve dhe të ndaluarve.

Pas lajmit për përhapjen e koronavirusit në burgun e Bolonjës, një roje burgu ka thënë: Kontaminimet dhe siguria, situata është dramatike.

Sipas rezultateve të nxjerra nga analizat për COVID-19 3 prej  personelit të stafit kanë dalë  pozitivë.

Saktësisht një mjek dhe dy infermierë. Njëri prej tyre është shtruar në spital, në një tjetër kishte vetëm ethe, ndërsa personi i tretë ishte plotësisht asimptomatik.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: repubblica.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll