Bota

Koronavirusi në Kosovë/ 31 të infektuar, 1 viktimë dhe asnjë i shëruar, Thaçi: Tregoni gadishmëri për shpalljen e Gjend

22 Mars 2020, 08:57 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë/ 31 të infektuar, 1 viktimë dhe

PRISHTINË– Ka shkuar në 31 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjendja e tyre raportohet që të jetë e qëndrushme por ende nuk ka rekorde pozitive që shënojnë shërimin e ndonjërit prej tyre.

Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare. Gjithashtu mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një 85-vjeçar nga komuna e Podujevës i cili ishte infektuar nga djali i tij që ishte ktheyer nga  Italia javët e fundit.

Ndërsa nuk ka zgjatur shumë dhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Institucionet duhet të tregohen të gatshme për shpalljen e menjëhershme të Gjendjes së Jashtëzakonshme nëse do të jetë e nevojshme.

“Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv. Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare. Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive”, njofton Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkohë qeveria e Albin Kurtit ka marrë masa për parandalimin e përhapjes duke izoluar të gjitha komuna që kanë shënuar të infektuar. Gjithashtu janë mbyllur të gjithë kufijtë me shtetet e tjera, përfshirë edhe fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll