Politike

A do të hyjë PD dhe LSI në zgjedhjet lokale? Belind Këlliçi tregon çfarë ka vendosur opozita

20 Mars 2019, 17:08 Nga DOSJA
A do të hyjë PD dhe LSI në zgjedhjet lokale? Belind

TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, shprehet se opozita dhe revolta popullore nuk do të lejojnë zgjedhje lokale.

I ftuar në studion e televiozionit Fax News, Këlliçi i pyetur nëse do të hyjë opozita në zgjedhje tha:

“Nuk do ketë zgjedhje lokale pasi të gjithë e kemi vendosurkështu sepse nuk e pranon revolta popullore, edhe faktori ndërkombëtarë është sensibilizuar me situatën, Rama ndodhet në Berlin në një vizitë por askush nuk po e pret, ndërkombëtarët ia kanë mbyllë derën. Nuk mundet që Edi Rama ta kthejë vendin në diktaturë”.

Kujtojmë se opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve të deputetit (Lexo këtu) pasi sipas tyre, kjo ishte rruga e vetme që kishte mbetur përballë qeverisë për të rikthyer ligjshmërinë në zgjedhje. Opozita është shprehur e vendosur në kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme, por pa Edi Ramën si kryeministër.

Nga ana a saj, qeveria dhe zyrtarë të lartë të maxhorancës, janë shprehur se janë gati të dialogojnë me opozitën, por jo të pranojnë negociata, pasi qytetarët shqiptarë i kanë votuar për të qeverisur.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belind kelliçi pd zgjedhjet lokale belind kelliçi pd zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll