Politike

Basha në Gjermani, takohet me pasuesen e Merkel: Mirënjohje për mbështetjen

20 Mars 2019, 18:57 Nga DOSJA
Basha në Gjermani, takohet me pasuesen e Merkel: Mirënjohje për

GJERMANI- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Gjermani ka zhvilluar një takim me kryetaren e re të CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer.

Takimi është bërë publik nga vet Basha me anë të një postimi në mediat sociale, ku shprehet se ka qneë një nder i madh për të.

“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e  programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.”- thuhet në postimin e kreut të PD.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD. pic.twitter.com/eVNtbv2y5g

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 20, 2019

Sipas zyrës për shtyp të PD, Basha në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë.

Më tej shtohet se lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Ëeber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.

Dosja.al sot publikoi detaje nga vizita e Bashës, në Berlin dhe Bruksel, ku sipas buriemve po negociohet një takim mes tij dhe Edi Ramës. Vizita e Bashës do të zgjasë dhe përgjatë ditës së nesërme dhe pritet që të kthehet të premten. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne gjermani edi rama lulzim basha takimi me kreun e cdu basha ne gjermani edi rama lulzim basha takimi me kreun e cdu

Sondazh

Poll