Politike

“Jam i gatshëm të sakrifikoj jetën”, Murrizi ironizon Metën: O Zot mbushja mendjen

20 Mars 2019, 21:01 Nga DOSJA
“Jam i gatshëm të sakrifikoj jetën”, Murrizi ironizon

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Mysim Murrizi, në një postim në Facebook ka ironizuar deklaratat e politikanëve shqiptarë të cilët shprehen se janë gati të djegin mandatin dhe të japin dorëheqjen nga postet që mbajnë.

Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, Murrizi lë të kuptohet postimin e tij e ka një përgjigje për Presidentin Ilir Meta.

Duke përdorur ironinë, deputeti demokrat shkruan se kur dëgjon këto fjalë nga politikanët shqiptar, ai thotë me vete “o Zot mbushja mendjen ta bëjnë këtë”.

POSTIMI I PLOTË I MURRIZIT

Doreheqia eshte zgjidhje politike

Por vetevrasja ose vete djegia eshte kulmi i dobesise njerezore

Ne shqiperi dhe kudo ku degjojme per vetevrasje, menjehere na shkon mendja tek dy ekstremet qe e çojne nje qenie njerezore ne nje akt ekstrem dobesie

Mbi 99 perqin e rasteve, ky akt vjen nga mjerimi dhe mungesa totale e shpreses dhe e besimit per nje zgjidhje

Ne kete rast te gjithe njerezit shprehen ne heshtje me hidherim duke belbezuar nen ze shprehjen e zakonte

“Gjynah i shkreti ose e shkreta”.

Per adoleshentet kemi degjuar edhe raste te tipit romeu e zhuljeta qe vetevriten nga dashuria.

Edhe per ata themi perseri gjynah por shtojme se sa budallenj paskan qene, pse u mbaruan burrat apo rate ne kete bote

Ne fukarallikun qe ka ky vend ku jetojme, jo rralle kemi pare e degjuar vetevrasje edhe nga sherret bashkeshortore si pasoje e skamjes dhe mjerimit

mirepo ka edhe nje perqindje shume e vogel qe shkojne ne “ vetevrasje” se jane te tejngopur nga çdo gje, dhe jeta i ka humbur kuptimin e ju duket se e vetmja gje qe u ka ngelur pa “ provuar” eshte vrasja e vetes

Ne vitin 2000 vrau veten nga kjo sindrome djali i miliardierit italian xhani anjelit ,eduarto duke u hedhur nga nje ure

Kur e degjoj kete fjale disfatiste nga qytetare fukarenj, hallexhinj, te pamundur, pa shprese per te ardhemen them gjynah

Por kur e degjoj nga politikane e aq me shume nga politikane shqiptare qe kane 30 vjet qe tallen me shqiptaret dhe jane tejngopur nga çdo gje them me vete o zot mbushja mendjen ta bejne kete “ mrekulli” 10 veta gjithsej dhe shqiperia shpeton te pakten per 50 vjet

Atehere besoj qe nuk do te kete me nevonje as per djegie mandatesh, as per qeveri mender tranzitore me mercenare e ushtare si ajo qe paten 3 muaj ne 2017, e as per protesta te militanteve qe i quajme popull e i trajtojme si yzmeqare

Shqiptaret kane degjuar dhe ish presidentin moisiu qe desh kishte vrare veten por para se te behej president, pra nga halli, se kur u be president as qe e kishte çuar me ne mendje nga rehatlliku qe shijonte 5 vjet rresht

Bile edhe nje ish kolegia ime deputete e pd me tha nje dite ne prezence te 4 deputeteve qe po me tha kryetari hidhem nga kati 100, por mu duk se nuk e kishte seriozisht

Edhe pse kurani dhe bibla e denon vrasjen e vetes, sepse jeten duhet te na e mari krijuesi yne, pra i madhi zot, une mendoj qe kur kjo “ sakrifice” behet jo nga halli por nga qejfi besoj qe do te gjej falje per cilindo qe e shkrep i pari vetes se tij

Boll keni detyruar te tjere nga halli te vrasin veten ne kete vend qe e keni grabitur prej vitit 1945 ne emer te popullit

Zoti jua befte realitet enderren te gjithe atyre qe jane tallur me enderrat e shqiptareve per nje jete me te mire

Udhe e mbare per kedo

Presidenti lir Meta, nga Pogradeci sot reagoi për situatën politike në vend, ku u shpreh se është i gatshëm të dorëzojë mandatin si president për të mos lejuar instalimin e asaj që ai e quan “juntë”. Presidenti thotë se për këtë arsye është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën e tij. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike lania e mandatit myslim murrizi ilir meta kriza politike lania e mandatit myslim murrizi

Sondazh

Poll