Politike

Rudina Hajdari në Kuvend për herë të parë pas përjashtimit: Kam qëllim të njëjtë me vëllain, nuk jam tradhëtare

21 Mars 2019, 08:22 Nga DOSJA
Rudina Hajdari në Kuvend për herë të parë pas

TIRANË- Deputetja e përjashtuar e PD-së, Rudina Hajdari do të jetë sot e pranishme në Kuvend.

Teksa futej brenda Hajdari dha një prononcim për “Ora News” duke u shprehur se sot gjatë seancës do të tregonte për herë të parë se përse nuk e kishte djegur mandatin.

Biseda:

Gazetarja: Zonja Hajdari përse nuk dogjët mandatin?

Rudina Hajdari: Do ta them në parlament.

Gazetarja: A ndiheni tradhtare?

Rudina Hajdari: Absolutisht jo.

Gazetarja: Cila është marrëdhënia mes jush dhe vëllait tuaj duke qënë se ai i ka qëndruar përkrah zotit Basha në protesta ndërsa ju keni zgjedhur të jeni në parlament?

Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, që është demokracia dhe e ardhmja e Shqipërisë kështu që nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri-tjetrin.

Rudina vijon që të jetë deputete në Kuvendin e Shqipërinsë, në një kohë kur opozita ka zgjedhur të djegë mandatetet e saj me pretendimin se paralameni zotërohet nga krimi. Ndryshe nga Rudina vepron vëllai i saj Kiri, i cili është në çdo protestë krah kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Situata në familjen Hajdari është kthyer padyshim në një temë debati publik. Thashethemet në media dhe korridoret e politikës sqarojnë se shkak për këtë është bërë presioni i madh i ndërkombëtarëve, pasi gruaja e Hajdarit, Fatmira Hajdari është gjyqtare dhe rrezikon shkarkimin nga Vettingu. Ndërkohë, Rudina Hajdari ka thënë se vendimi lidhet me marrëdhëniet e Shqipërisë me aleatët, SHBA dhe BE.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kiri hajdari rudina hajdari seanca plenare 21 mars 2019 djegia e mandateve te opozites kiri hajdari rudina hajdari seanca plenare 21 mars 2019

Sondazh

Poll