Politike

Rama ‘i beson’ qeverinë Braçes, zv.kryeminsitri firmos VKM-të dhe ‘kontrollon’ ministrat

20 Mars 2019, 17:35 Nga DOSJA
Rama ‘i beson’ qeverinë Braçes, zv.kryeminsitri firmos

TIRANË- Kryeministri Edi Rama si duket ka mjaftueshëm besim tek zëvendësi i tij, Erion Braçe, i cili erdhi në vend të Senida Mesit, me ndryshimet që u bënë në qeveri pas protestës së studentëve.

Këtë e tregojnë mbledhjet e qeverisë të drejtuara nga zëvendësKryeministri Erion Braçe, i cili përveç muajit janar, gjatë të cilit mbledhjet janë drejtuar të gjitha nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama, ka drejtuar shumicën e mbledhjeve.

Thënë ndryshe, nga shkurti e këtej Erion Braçe ka drejtuar më shumë mbledhje se vetë kryeministri Rama, për më konkretisht Braçe ka drejtuar mbledhjen e 6 shkurtit, 13 shkurtit, 6 marsit dhe atë të sotmen më 20 mars 2019. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbledhjen e 20 shkurtit, 27 shkurtit dhe atë të 13 marsit. Pra një bilanc 4:3 Erjon Braçen, i cili ka firmosur në mungesë të Ramës VKM-të e 4 mbledhjeve.

Po ashtu vlen të theksohet, se edhe Ministrinë e Jashtme, Rama ia ka besuar gjithashtu zëvendësit të tij, Gent Cakaj, të cilit i ka delaguar kompetencat e ministrit, pasi Presidenti Ilir Meta, nuk pranoi dekretimin e tij, për mungesë përvoje dhe qëndrime të papranueshme për çështjet rajonale.

Ndërkohë nga ana tjetër opozita pas djegies së mandateve ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, por pa Edi Ramën Kryeministër.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ejon braçe qeveria në duart e braçes edi rama ejon braçe qeveria në duart e braçes

Sondazh

Poll