Aktualitet

89 të infektuar dhe 3 të shëruar, bilanci i koronavirusit në Shqipëri, harta zgjerohet edhe në Korçë e Kavajë

22 Mars 2020, 06:29 Nga DOSJA

TIRANË– 89 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri dhe nga ta janë shëruar plotësisht 3 persona. Tirana është epiqendra e COVID-19 me 55 të prekur, e  pasuar nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Rrogozhina, Lushnja dhe Kavaja.  Sot harta është zgjeruar edhe në Korçë me plot tre persona të infektuar.

 

43 të infektuar janë shtruar tek Spitali Infektiv në Tiranë, 4 prej tyre në terapi intesive, por asnjërit fatmirësisht nuk i është dashur aparati respirator, (frymëmarrje e drejtuar) gjë që ka rezultuar fatale për 2 viktimat. Por ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi e shëndetit të tyre. 

Në karantinë është kthyer edhe Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, në të cilën kanë filluar që të trajtohen disa të infektuar. 

Mësohet se të infektuarit në Korçë janë një çift të moshuarish 75 dhe 76 vjeç, të cilët dyshohet se është infektuar nga mbesa e tyre, e cila ishte kthyer më 8 mars nga Lombardia, e cila ka qënë vatra kryesore e virusit në Itali. Por kjo mundësi mbetet ende e dyshimtë pasi mbesa nuk shfaqur asnjë simptomë dhe ka rezultuar negative ndaj testit. I prekur me koronavirus ka qënë edhe menaxheri i një lokali të njohur nate. 

Pacienti nga Durrësi sapo ishte kthyer nga Gjermania, dhe i gënjeu mjekët për datën e rikthimit të tij në vend. Ndërsa mister mbetet fakti se si është infektuar pacienti nga Kavaja.

Ndërkohë jeta në vend është paralizuar. Dje hyri në fuqi urdhri i ri i kryeministrit Edi Rama dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin vetëm në këtë fashë orari, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në në orën 13:00 të mesditës. Përveç ditës së diel, kur është e ndaluar çdo lëvizje.

Në terren ka zbarkuar ushtria dhe policia, për të monitoruar lëvizjet e njerëzve. Në çdo supermarket ka policë dhe ushtarë. Kryeministri bën thirrje se jemi në luftë me një armik të panjohur dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe vetëm një listë e bisneseve lejohet që të kryejë aktivitetin e saj në këtë fashë orarë. Në bizneset e lejuara janë edhe hotelet dhe strukturat akomoduese, parfumeritë, agjencitë funebre, veterinerët, etj, ndërsa shumë të tjera janë mbyllur.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 20:24

TIRANË– Pacienti zero është drejt shërimit, pasi testi që ka bërë ka rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një s...

Aktualitet 21 Mars 2020, 18:49

TIRANË– Pedagogia shqiptare në Itali, Luljeta Paparisto, tregoi në një lidhje me “Skype” për News24 se situata në vendin fqinj vijon të jetë kaotike,...

Aktualitet 21 Mars 2020, 18:14

TIRANË– Pacientja e 69-të e infektuar në Shqipëri me Covid-19 ka vendosur të flasë hapur, me zë dhe me figurë për gjithçka që po përjeton nga ky vir...