Aktualitet

Tre të infektuar me koronavirus në Korçë. Dy të moshuarve ua ngjiti mbesa e sapokthyer nga Italia, me COVID-19 edhe menaxhe

22 Mars 2020, 06:22 Nga DOSJA
Tre të infektuar me koronavirus në Korçë. Dy të

KORÇË– Zgjerohet harta e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme 3 qytetarë nga Korça janë nisur me ambulancë drejt Tiranës pasi rezultoi se ishin infektuar me koronavirus. Raportimin e Dosja.al e konfirmoi edhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në deklaratën e përditshme për shtyp.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet një çift të moshuarish 75 dhe 76 vjeç, të cilët dyshohet se është infektuar nga mbesa e tyre, e cila ishte kthyer më 8 mars nga Italia. Megjithatë, mbesa nuk ka probleme me shëndetin dhe ka rezultuar negative ndaj testit.

Përveç dy të moshuarve, një tjetër i infektuar është menaxheri i një klubi shumë të njohur nate. Të tre personat e prekur si fillim kanë qenë të shtruar në spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas, pas shumë simptomash ndër to temperaturë dhe kollë e thatë janë nisur drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

33- vjeçari mësohet e ka bërë analizën, e cila herën e parë rezultoi negative. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe nga një analizë e dytë u konfirmua se ishte i prekur nga COVID-19. Për shkak të punës së tij, 33-vjeçari ka kontakte me shumë persona gjë që rrit rrezikun e përhapjes së pandemisë edhe në Korçë.

Kështu që dje, ata  janë nisur me tre ambulanca të ndryshme drejt Infektivit, ku edhe kanë bërë analizën me tampon. Mbetet vetëm për të pritur rezultatin dhe një informacion zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne korce koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne korce koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 20:24

TIRANË– Pacienti zero është drejt shërimit, pasi testi që ka bërë ka rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një s...

Aktualitet 21 Mars 2020, 18:49

TIRANË– Pedagogia shqiptare në Itali, Luljeta Paparisto, tregoi në një lidhje me “Skype” për News24 se situata në vendin fqinj vijon të jetë kaotike,...

Aktualitet 21 Mars 2020, 18:14

TIRANË– Pacientja e 69-të e infektuar në Shqipëri me Covid-19 ka vendosur të flasë hapur, me zë dhe me figurë për gjithçka që po përjeton nga ky vir...