TIRANË– Pedagogia shqiptare në Itali, Luljeta Paparisto, tregoi në një lidhje me “Skype” për News24 se situata në vendin fqinj vijon të jetë kaotike, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit. Pedagogia theksoi se nuk është e vërtetë që COVID-19 prek vetëm të moshuarit, pasi edhe shumë të rinj dhe që janë të shëndetshëm mund të preken, madje edhe të vdesin nga ky virus.
“Popullsia italiane është e vjetër dhe vdesin më shumë, por nuk përjashtohet absolutisht vdekja e atyre që janë shumë të rinj dhe shumë të fortë. Në këtë gjendje as mjeku i familjes nuk vjen në shtëpi. I sëmuri që kalon momente shumë të vështira, sepse duhet të rrijë në pozicionin përmbys 18 orë me ventilacionet dhe vuan jashtëzakonisht shumë, dhe në fund nuk ka asnjë kontakt me familjarët, por vetëm me doktorin ose infermierët. Shumë familjarë pyesin edhe për fjalën e fundit që mund të ketë thënë pacienti. Tani nuk ka më as vende në varreza, trupat e pajetë merren me makina ushtarake dhe çohen edhe në qytete të tjera”, tha pedagogia Paparisto.
A ka dëshmi të njerëzve që ja kanë dalë të mposhtin COVID-19?
Po, sigurisht. Ata tregojnë që kur sëmuren janë momente shumë, shumë të vështira për t’i kaluar, që jo gjithkush mund t’ia dalë. Sëmundja shkatërron mushëriktë, veshkat, gjithë sistemin, edhe zemrën. Ata që kanë edhe sëmundje të tjera nuk ia dalin dot, të tjerët duhet të luftojnë, pasi është shumë vështirë të kalohet. Përballë gjithë kësaj katrahure që po ndodh nuk e quaj sakrificë të rrish në shtëpi. Është gjëja elementare dhe më e thjeshtë që mund të bëjë një njeriu për të shpëtuar veten dhe familjarët e tij. Kush nuk e bën këtë është kriminel. Nuk është e vërtetë që virusi shpërndahet vetëm me kollë, por edhe vetëm duke folur me njëri-tjetrin.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
LISTA E PLOTË/ Këto janë bizneset që do të qëndrojnë hapur duke nisur nga e marta, mes tyre joushqimore dhe farmaci, cila
TIRANË– Duke filluar nga e marta do të qëndrojnë hapur një sërë biznesesh, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre që nuk kanë të bëjnë me ushqimoret apo farma...
E VËRTETA/ Paralajmëroi shqiptarët me videon e rrahjes me shkop gome, e vërteta e pamjeve që publikoi Rama, ku ndodhi përp
TIRANË– Përplasja e frikshme mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, pamjet e të cilës kryeministri Edi Rama i shiti si nga Spanja, ka ndodhur në Algjer...
Qetësi absolute! Durrësi bindet ndaj masave dhe mbyllet në shtëpi
DURRËS– Qyteti i durrësit është bindur ndaj masave të marra nga qeveria. Në videon e mëposhtme shikoni se si vendi bregdetar është në një qetësi të plotë d...
“Edhe pacientë të tjerë do lënë spitalin”, Kalo jep lajmin e mirë për të infektuarit me Covid-19, por jo për katër
TIRANË– Mjeku i Spitalit të Infektivit në QSUT, Tritan Kalo, ka deklaruar se shumë pacientë të tjerë të infektuar me COVID-19 do të lënë shumë shpejt spita...
Radhë për bukë, edhe në Shkodër qytetarët dynden nëpër furra
SHKODËR– Radha për të blerë bukë nuk ka pasur fund në ditët e sotme. Videoja që po shikoni vjen nga qyteti i Shkodrës, ku qytetarët janë të reshtuar përbal...
Izolimi për shkak të COVID-19, nga e hëna anulohen të gjitha fluturimet përveç Stambollit
TIRANË- Nga dita e hënë, Shqipëria ndërpret të gjitha fluturimet me jashtë vendit, duke u izoluar totalisht, me përjashtim të linjës “Air Albania” e cila d...
Karantinimi i shoferëve rrezikon furnizimin me mallra të vendit, Shijaku: T’ju bëhet testi në kufi, s’gjejmë do
Administratori i Shega Trans, Ervin Shijaku, ka qenë në një lidhje me skype për Fax News, ku ka komentuar peticionin që shoqëritë e transportit i kanë dërguar k...
“T’i hani shnosh, vetëm mos dilni”, bashkitë shpërndajnë pako me ndihma ushqimore shtëpi më shtëpi
SHQIPËRI– Bashkitë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë shpërndarë edhe ditën e sotme pako me ndihma ushqimore për të gjithë pensionistët dhe familjet...
Edhe Gjermania në Krizë, gazetarja Daniela Bonollari: I gjithë vendi është izoluar, 600 persona infektohen brenda ditës
GJERMANI-Gazetarja Daniela Bonollari, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania me studion e “Ditari” në A2, ka treguar se si po përjetohet situata e shkakt...