Aktualitet

E VËRTETA/ Paralajmëroi shqiptarët me videon e rrahjes me shkop gome, e vërteta e pamjeve që publikoi Rama, ku ndodhi përp

21 Mars 2020, 17:33 Nga DOSJA
E VËRTETA/ Paralajmëroi shqiptarët me videon e rrahjes me shkop

TIRANË– Përplasja e frikshme mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, pamjet e të cilës kryeministri Edi Rama i shiti si nga Spanja, ka ndodhur në Algjeri. Dosja.al hulumtoi dhe gjeti të publikuar në rrjetet sociale, video nga përplasja e algjerianëve me policinë. Kjo ngjarje, bazuar në postimet e bëra ka ndodhur gjatë një proteste të qytetarëve kundër qeverisë.

Konrektisht, videoja në fjalë është postuar më datë 7 mars. “Policia ka dhunuar sot protestuesit dhe kalimtarët paqësorë në Algjeri,”- shkruhet krah videos.

Të njëjtin version dha edhe Partia Demokratike por bazuar në të tjera postime. Kryeministri Edi Rama publikoi disa orë më arë një video me anë të së cilës shkruante se pamjet tregonin se si po rriheshin njerëzit në Spanjë, pasi dilnin nga karantina. Rama u tregua mjaft i prerë teksa u tha qytetarëve se tashmë Forcat e Rendit do të veprojnë, duke nënkuptuar këtu edhe dhunën. Por sa për vendin ku është filmuar videoja, kryeministri Rama gënjeu, ose e gënjyen, ndërsa për pjesën e ‘veprimit’ nga Forcat e Rendit na mbetet të presim se çfarë do të ndodhë në vijim…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koornavirusi në shqipëri plani i masave per covid-19 videoja e dhunes viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koornavirusi në shqipëri plani i masave per covid-19 videoja e dhunes viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll