E FRIKSHME/ Qytetarët shqiptarë dynden në tregje dhe markete për të kapur orën 13:00, pa maska, pa doreza e pa distancë s
TIRANË– Shqiptarët ende nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e përhapjes së koronavirusit, COVID-19. Pamjet që vijnë nga Tirana, Vlora, Fieri, Gjirokastra, Lushnja dhe Durrësi janë të frikshme. Në nxitim për të respektuar orarin, qytetarët nuk zbatojnë një nga rregullat bazë që është ruajtja e distancës 1 metër.
Fotografia është e njëjtë në të gjitha qytete, ku njerëzit mblidhen në radhë para dyqaneve, marketeve e farmacive për të blerë produkte, dhe qëndrojnë ngjitur njëri me tjetrin. Në Gjirokastër, problemi i radhës është edhe më “jetik”, pasi qytetarët qëndrojnë në radhë për të marrë një kafe.
Në Lushnje, ku janë dy të infektuar, qytetarë të shumtë janë mbledhur në treg, sikur të jetë një ditë normale. Ndërkohë që vatra e kuqe, Fieri, me 7 të infektuar, nuk i ka trembur qytetarët që lëvizin pa maska, pa dorëza dhe nuk ruajnë distancën.
E njëjta situatë është parë edhe në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë, ku qytetarët ngjitur me shoshoqin, kanë dalë për të bërë pazaret. Situata është keqkuptuar nga qytetarët, pas ndryshimit të orarit nga kryeministri Edi Rama. Rama zgjati afatin e qarkullimit të njerëzve deri në 13:00, e më pas me një bllokadë 40 orëshe që do të vijojë deri të hënën, por qytetarët kanë vazhduar të bëjnë secili siç di vetë.
(F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
E frikshme/ Shqiptarët të pabindur, ja ç’po ndodh në tregun e Lushnjes, qytetarët qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin,
Lushnje- Shqiptarët nuk i binden urdhrave të qeverisë, për mos-përhapjen e COVID-19. Fotoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al është shkrepur në një treg të qy...
“Nga murtaja në Arbërinë e dikurshme u braktisën shumë vendbanime”/ Pëllumb Xhufi: Preku jugun e Shqipërisë, Gjiroka
Tiranë- Pandemitë e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë ekzistencës së tij. Ato kanë shkaktuar zhvendosje të popullatës dhe përmbysje të rendit që kanë ndryshuar...
COVID-19/Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Vetëizolohuni, na ndihmoni të mos kapërcejmë kapacitetet shëndetësore
Tiranë- Mjeku Tritan Kalo iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të vetëizolohen në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë COVID-19.“Çdokush ...
I dënuar me 7 vite burg për krime të rënda seksuale, arrestohet 52-vjeçari, pritet të ekstradohet drejt Italisë (EMRI)
Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestusar 52-vjeçarin, Arben Gorila, pasi është dënuar në Itali me 7 vite e një muj burg për “Krime të rënda seksuale”. P...
Rast i ri me koronavirus në Fier, niset me urgjencë drejt Infektivit 55-vjeçari nga fshati Frakull
Tiranë- Një tjetër person rezulton i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një 55-vjeçar nga fshati Frakull i Fierit është nisur mb...
Hyn në fuqi ‘ligji’ i luftës, ushtria zbarkon në rrugë, mbyllen supermarkete e farmaci/ Rama: Gaz lotsjellës dhe forcë
SHQIPËRI- Ka hyrë tashmë në fuqi në vend “ligji” i luftës. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kushdo që do të thyejë karantinën, do të shënohet në listën...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 21 mars 2020
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Ballkan web kanë si lajm të parë tërmetin në Greqi. Dosja.al ka si l...