Aktualitet

21 Mars 2020, 09:48 Nga DOSJA

TIRANË- Policia e Shtetit jep informacionin e përditësuar për ndalimin e qarkullimit për mjetet dhe qytetarët nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës. PSH sqaron se të vetmet mjete që mund të lëvizin janë mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery). Gjithashtu, të gjitha autorizimet e dhëna deri më tani, shfuqizohen deri në orën 05:00 të së hënës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery). Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.

Sot hyri në fuqi urdhri i ri i kryeministrit Edi Rama dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin vetëm në këtë fashë orari, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në në orën 13:00 të mesditës. Po kështu, pas orës 13:00 ditës së sotme deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës nuk lejohet të lëvizë asnjë person dhe çdo aktivitet në vend do të jetë mbyllur. Në terren ka zbarkuar ushtria dhe policia, për të monitoruar lëvizjet e njerëzve. Në çdo supermarket ka policë dhe ushtarë. Kryeministri bën thirrje se jemi në luftë me një armik të panjohur dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një listë të bisneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre në këtë fashë orari.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizja e kembesoreve policia e shtetit levizja e kembesoreve policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 08:33

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar avokatin Endrit Demiri pas një operacioni të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Në anesën e tij në Tiranë dhe në një shtëp...