Aktualitet

E frikshme/ Shqiptarët të pabindur, ja ç’po ndodh në tregun e Lushnjes, qytetarët qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin,

21 Mars 2020, 09:15 Nga DOSJA
E frikshme/ Shqiptarët të pabindur, ja ç’po ndodh në

Lushnje- Shqiptarët nuk i binden urdhrave të qeverisë, për mos-përhapjen e COVID-19. Fotoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al është shkrepur në një treg të qytetit të Lushnjes, ku qytetarët shfaqen shumë afër pranë njëri-tjetrit dhe pa asnjë masë mbrojtëse. Qytetarët kanë dalë për të blerë ushqime, por me këto veprime ata po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve.

Sot ka hyrë në fuqi vendimi që qytetarët do të mund të lëvizin për të blerë ilaçe dhe ushqime,  nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të mesditës. Ndërkohë që nga sot në orën 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës, qytetarët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 08:33

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar avokatin Endrit Demiri pas një operacioni të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Në anesën e tij në Tiranë dhe në një shtëp...