Aktualitet

21 Mars 2020, 08:33 Nga DOSJA

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar avokatin Endrit Demiri pas një operacioni të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Në anesën e tij në Tiranë dhe në një shtëpi të prindërve të tij, në fshatin Pëllumbas të kryeqytetit, policia ka mundur të gjejë në bodrum, armë zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb. Policia ka sekuestruar 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.
Gjithashtu, burime i thanë Dosja.al se avokati ishte pjesë e grupit të motorave “Ilirians Albania” në Tiranë. Javën e ardhshme ai do të dalë para gjykatës ku pritet t’i jepet edhe masa e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “BLIC”. Operacioni, nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1. Sekuestrohen arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Në këtë kuadër, specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, si dhe kishte krijuar një ambient (bodrum) që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve, organizuarn dhe finalizuan operacionin policor të koduar “BLIC”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht:

4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë.

Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjeçari ne tirane arrestohet avokati ne tirane endrit demiri arrestohet 47-vjeçari ne tirane arrestohet avokati ne tirane endrit demiri

Sondazh

Poll