Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg për krime të rënda seksuale, arrestohet 52-vjeçari, pritet të ekstradohet drejt Italisë (EMRI)

21 Mars 2020, 08:24 Nga DOSJA
I dënuar me 7 vite burg për krime të rënda seksuale,

Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestusar 52-vjeçarin, Arben Gorila, pasi është dënuar në Itali me 7 vite e një muj burg për “Krime të rënda seksuale”. Pritet që 52-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i plotë:

Nga forcat operacionale të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe ndalimi, për qëllim ekstradimi, i shtetasit Arben Gorila, 52 vjeç, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qënë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, me Nr. 4178kl/1 Prot., datë 11.03.2020, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben gorila arrestohet 52-vjeçari në shkodër arben gorila arrestohet 52-vjeçari në shkodër

Sondazh

Poll