Aktualitet

Rast i ri me koronavirus në Fier, niset me urgjencë drejt Infektivit 55-vjeçari nga fshati Frakull

21 Mars 2020, 08:14 Nga DOSJA
Rast i ri me koronavirus në Fier, niset me urgjencë drejt Infektivit

Tiranë- Një tjetër person rezulton i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një 55-vjeçar nga fshati Frakull i Fierit është nisur mbrëmë me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, pas i gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Dyshohet se ai është infektuar nga i vëllai.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll