Aktualitet

Hyn në fuqi ‘ligji’ i luftës, ushtria zbarkon në rrugë, mbyllen supermarkete e farmaci/ Rama: Gaz lotsjellës dhe forcë

21 Mars 2020, 07:02 Nga DOSJA
Hyn në fuqi ‘ligji’ i luftës, ushtria zbarkon në

SHQIPËRI- Ka hyrë tashmë në fuqi në vend “ligji” i luftës. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kushdo që do të thyejë karantinën, do të shënohet në listën e tradhtarëve. “Nuk do të tolerohet më ecja dhe qëndrimi. S’qëndrojmë më me gjoba dhe këshillim, çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta. Do t’ju hiqet çdo ndihmë financiare për të paktën një vit”,-tha Rama.

Për të siguruar izolimin, Rama tha se do të përdoret edhe forca, bashkë me gazin lot-sjellës, (i përdorur më herët edhe në protestat e opozitës). Rama njoftoi se nuk do të ketë lëvizja nga e hëna e javës së ardhshme pas orës 13:00. Sot ishte afati i fundit që qytetarët të ktheheshin në shtëpitë e tyre pas blerjeve. Pas orës 13:00, në të gjithë Shqipërinë janë shpërndarë blindat e Ushtrisë. Bashkë me Policinë e Shtetit, Ushtria është pozicionuar në të gjitha pikat kyçe për të monitoruar lëvizjen. Asnjë person nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Policia vijon aksionin për ndëshkimin e personave që thyejnë rregullin. Në 24 orët e fundit, Policia ka gjobitur 190 këmbësorë dhe u ka hequr patentën 98 shoferëve. Kryeministri bën thirrje se jemi në luftë me një armik të panjohur dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi, ndërkohë që numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 79.

(F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ligji i luftes per covid-19 plani i masave pët covid-19 edi rama ligji i luftes per covid-19 plani i masave pët covid-19

Sondazh

Poll