Aktualitet

Tre tërmete të forta godasin Greqinë gjatë natës, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

21 Mars 2020, 06:18 Nga DOSJA
Tre tërmete të forta godasin Greqinë gjatë natës,

Greqi- Rikthehen lëkundjet sizmike. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia u trondit nga tërmet i fortë me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter. Epiqenda ka qenë në afërsi të Janinës. Më pas në orën 02:02 ka pasur edhe një tërmet tjetër, me magnitudë 3.0, sërish me epiqendër në afërsi të Janinës. Po kështu, në orën 03:12 një tjetër tërmet goditi vendin fqinj, këtë herë me magnitidë 4.3. Lëkundet janë ndjerë edhe në vendin tonë, deri në Shqipërinë e Mesme. Qytetarët e Fierit, Korçës, Gjirokastrës dhe Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale, pasi kanë ndjerë lëkundjet.

Dy ditë më parë një tërmet me magnitudë 3.7 i shkallës Richter goditi vendin tonë. Sipas IGJEUM epiqenda ishte  në detin Adriatik me një thellësi prej 2 km. Një nga zonat më të prekura ishte ajo e Thuamanës.

Më 26 nëntor të vitit të kaluar ndodhi tërmeti tragjik, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosëm mbi 1000 të tjerë. Tërmeti u ndje në 3 qarqe të vendit, si Tirana, Durrësi dhe Lezha.

J. V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tërmet i fortë në greqi tërmet i fortë në greqi

Sondazh

Poll