Aktualitet

Kohë koronavirusi, Bashkia Tiranë i jep 26 milionë Lekë ‘Salillarit’ për këndiin e Lojërave tek rruga e Elbasanit

20 Mars 2020, 22:07 Nga DOSJA
Kohë koronavirusi, Bashkia Tiranë i jep 26 milionë Lekë

TIRANË- Bashkia Tiranë do i japë kompanisë së Pëllumb Salillarit, rreth 26 milionë lekë me TVSH. Sipas biletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik, shuma e lekëve i është akorduar kompanisë ‘Salillari’ si shtesë kontrate për rikonceptimin e e parkut të lojërave dhe parkimit publik me 2 kate në rrugën e Elbasanit.

Sipas njoftimit të publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania në fjalë ka paraqitur ofertën më të ulët ndërsa përfundimit i punimeve duhet bërë brenda 5 muajve nga dita e lidhjes së kontratës shtesë.

26.434.298,3 (njëzet e gjashtë milion e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë presje tre) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2020, miratuar me VKB Nr. 157, datë 26.12.2020: ‘Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2020 – 2022 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2020’”, shtohet në njoftim.

Ky tender është bërë në datën 17 mars, në një kohë kur vendi ynë po përballet më COVID-19 dhe ekonomia mundn të kalojë në kolaps, pasi shumë biznese janë mbyllur dhe mijëra qytetarë mund të ngelen pa punë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia i jep para salillarit bashkia tirane salillari tenderin per salillarin bashkia i jep para salillarit bashkia tirane salillari tenderin per salillarin

Sondazh

Poll