Sport

Kur do të rikthehet Serie A? Reagon presidenti i federatës italiane

20 Mars 2020, 22:06 Nga DOSJA
Kur do të rikthehet Serie A? Reagon presidenti i federatës italiane

Me gjithë frikën dhe ankthin që mbizotëron kudo prej koronavirusit, italianët, por edhe shqiptarët, po e presin me padurim rinisjen e Serie A.

Për këtë ka folur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili ka dhënë disa hipoteza. “Nuk ka asnjë vendim, por presim që kampionati të rinisë më 3 maj. Është një hipotezë, po punojmë për disa alternativa. Maksimumi kap gjysmën e muajit maj, pasi duam që gjithçka të mbyllet me 30 qershor”, ka deklaruar ai.

“Po punojmë edhe për idenë e ‘play-off’-it. Një ide është që edhe titulli kampion të mos akordohet, tabela të ngelë e ngrirë me këto rezultate”. Pra, Juventusi kështu nuk do të shpallej kampion.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gravina play off serie a gravina play off serie a

Sondazh

Poll