Sport

Në Itali vdesin mbi 650 vetë në ditë nga koronavirusi, Elseid Hysaj rinis stërvitjen

20 Mars 2020, 21:07 Nga DOSJA
Në Itali vdesin mbi 650 vetë në ditë nga koronavirusi,

E gjithë Italia është në kaos prej disa javësh, teksa numëron mbi 45 mijë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 4 mijë viktima.

Për futbollin nuk mund të flitet në kushte të tilla dhe fundi i këtij virusi të frikshëm nuk dihet. Pavarësisht situatës, te klubi i Napolit mendojnë për sezonin dhe sot të kaltrit kanë bërë me dije se kur do të rikthehen në stërvitje.

Sipas komunikatës së lëshuar nga klubi, njoftohet se stërvitja e ekipit do të rifillojë të mërkurën e ardhshme. Napoli shkruan se me datë 25 mars skuadra do të ketë seancën stërvitore të parë

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport data napoli stervitje data napoli stervitje

Sondazh

Poll