Sport

COVID-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Jam bllokuar, nuk takoj dot mamin dhe vëllain

20 Mars 2020, 19:14 Nga DOSJA
COVID-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Jam bllokuar, nuk

TIRANË- Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi në një lidhje live me skype  për emisionin “Vizioni i Pasdites” nga Italia, ka rrëfyer ditët e tij në karantinë, ku prej ditësh qëndron së bashku me familjen. “Në fakt nuk dal nga shtëpia, nuk preferoj të lexoj gazeta apo të dëgjoj lajme. Dëshiroj të qëndroj i qetë. Italia është në izolim, këtu ka shumë të infektuar, duke qëndruar në shtëpi shpresoj të kaloj kjo situatë”, u shpreh De Biasi.

Trajenri shprehet se jo vetëm që ndjek zhvillimet në Shqipëri por është në komunikim të vazhdueshëm me kreun e FSHF Armando Dukën. Teksa komentoi edhe shprehjen e Kryeministrit Rama i cili e shpjegoi situatën e Koronavirus në Shqipëri deri tani të qetë, me shpresën se nuk do të ndodhte e njëjta gjë sin ë futboll, të shënohej kundër nesh minutat e fundit.  

Jo, unë shpresoj që Shqipërisë mos t’i bëhet gol në momentin e fundit. Une besoj se keni fatin që keni një shembull përpara, Italinë, që ka kërkuar me të gjitha mënyra të përmbajë një problem që në fillim ishte pakëz i nënvlerësuar. Askush nuk mendoi se do të kishte një përhapje të madhë të këtij koronavirusi. Po, po, kam kontaktuar shpesh me miqtë e mi, prej të cilëve po përpiqem të kuptoj situatën. Këtë mëngjes kam folur me presidentin Duka, me mori ai rreth orës 9 të mëngjesi, e më tha se ishte pak i shqetësuar  prej të gjitha lajmeve që vijnë nga Italia, me të drejtë. Normalisht, ka dhe shqetësim për të bijtë që janë në Londër, dhe në këtë pikëpamje është shqtësimi i babait të një familje që shpreson se të gjitha gjërat do të shkojnë për mirë. Sot, nuk mund të shkoj te ime më, që jeton 15 kilometra larg meje, e nuk mund të shkoj te ime motër e im vëlla”, përfundoi De Biasi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando duka edi rama gianni de biasi koronavirusi ne itali masat kunder covid 19 armando duka edi rama gianni de biasi koronavirusi ne itali masat kunder covid 19

Sondazh

Poll