Sport

Koronavirusi nuk ka mëshirë për askënd, dy basketbollistë të Lakers dalin pozitivë

20 Mars 2020, 18:27 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk ka mëshirë për askënd, dy

Dy basketbollistë të Los Anxhelos Lakers në NBA janë infektuar me koronavirus, pas testeve që janë kryer në fillim të kësaj jave. Lajmin e konfirmoi klubi kalifornian përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Lakers janë ekipi i fundit që luajti ndaj Brooklyn Nets, skuadër e cila pati 4 lojtarë të infektuar nga virusi e mes tyre edhe Kevin Durant, shkruan TS. Për pasojë, të gjithë lojtarët e stafi i Lakers hynë në vetizolim dhe kryen testin.

Rezultatet nxorën pozitivë dy basketbollistë, por nuk bëhen me dije emrat e dy lojtarëve, që sipas klubit janë ende në karantinë dhe ndjeklin udhëzimet e stafit mjekësor. Në vetizolim edhe lojtarët e tjerë, deri sa situata të qetësohet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amerikë basketboll coronavirus amerikë basketboll coronavirus

Sondazh

Poll