Sport

UEFA e ka mendjen tek emrat, bota vuan virusin më të frikshëm në 100 vite

20 Mars 2020, 19:53 Nga DOSJA
UEFA e ka mendjen tek emrat, bota vuan virusin më të frikshëm

UEFA sot bëri një njoftim në rrjetet sociale, duke saktësuar se Kampionati Europian i shtyrë në vitin 2021 do të quhej gjithsesi Euro 2020. Ishte befasuese, sepse në këto ditë kur e gjithë bota mendon si të shmangë koronavirusin, vetëm UEFA mund të merret me të tilla detaje.

Gjithsesi, shtëpia e futbollit europian ndërroi mendje shpejt dhe kërkoi falje për postimet.

“Kërkojmë falje për gabimin e mëparshëm. Për të qenë të qartë, nuk është marrë ende asnjë vendim mbi emrin e Europianit. Mesazhi i mëparshëm në Twitter është postuar gabimisht”, njoftoi UEFA më tej

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport euro 2020 postim uefa euro 2020 postim uefa

Sondazh

Poll