Sport

Ne presim ligën Shqipëri-Kosovë, Van Persie jep këtë ide për Holandën

20 Mars 2020, 21:49 Nga DOSJA
Ne presim ligën Shqipëri-Kosovë, Van Persie jep këtë

Robin van Persie ka dhënë një ide për shtetet e Belgjikës dhe Holandës. Më saktë, për ligat e tyre. Nëse ne ëndërrojmë që Shqipëria dhe Kosova të luajnë në një ligë, këtë pret edhe ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United-it për dy vendet e lartpërmendura.

Duke e quajtur BeNe League, Van Persie është shprehur: “Të gjithë duan të luajnë sa më shumë ndeshje që munden në nivele të larta. Kjo është ajo që e bën një skuadër realisht të fortë”.

“Skuadrat e mëdha të Holandës përballen shpesh me skuadra të dobëta, sidomos kur luajnë në shtëpi. Pse të mos zëvendësohen me klube big si Anderlecht, Gent ose Genk? Do të ishte bukur për të dy kampionatet. Dy vendet janë afër dhe skuadrat nuk do të bënin udhëtime të gjata”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll ideja van persie futboll ideja van persie

Sondazh

Poll