Sport

Pas dy gjermanëve, një yll i Premier League bëhet shembull për periudhën “koronavirus”

20 Mars 2020, 21:37 Nga DOSJA
Pas dy gjermanëve, një yll i Premier League bëhet shembull

Mbi 200 mijë njerëz deri tani janë infektuar me koronavirus në vende të ndryshme të botës. Futbolli ende nuk ka bërë maksimumin me solidarizimin e pritshëm, por shenjat e para po jepen.

Pas dyshes Goretzka-Kimmich, të cilët dhuruan 1 mln euro, radhën sot e pati Wilfried Zaha. Sulmuesi i Crystal Palace është bashkëpronar i një kompanie të pasurive të patundshme dhe ka ofruar akomodim falas për ata që po luftojnë me virusin e pamëshirshëm.

Ylli i Premier League ka hapur dyert e apartamenteve të tij, duke i vënë në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve. 27-vjeçari ka publikuar nismën e tij në rrjetet sociale, ku ka marrë shumë duartrokitje virtuale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus palace zaha coronavirus palace zaha

Sondazh

Poll