Bota

Disa qajnë, disa heshtin/ Banorët e ‘Big Brother’’ në Gjermani tronditen kur mësojnë për Covid-19, kërkojnë të fl

20 Mars 2020, 21:51 Nga DOSJA
Disa qajnë, disa heshtin/ Banorët e ‘Big Brother’’

GJERMANI– Edhe pse e gjitha bota është alarmuar nga sëmundja e Covid-19, banorët “Big Brother” në Gjermani  nuk dinin asgjë se çfarë po ndodhte me botën jashtë.

14 personat,  të cilët janë brenda Shtëpisë së Madhe kanë mësuar para dy ditësh se bota ishte në ‘luftë’. Ata u futen në shtëpi më 6 shkurt, kohë kur pandemia nuk kishte marrë përmasat e tanishme.

Ata janë shokuar kur morën vesh lajmin nga moderatori i spektaklit dhe menjëherë filluan që të shqetësoheshin për të afërmit e tyre. Megjithatë regjia u mundësoi lidhje nga Skype me ta, duke i qetësuar sadopak.

Megjtihatë në momentin që mësuan për pandeminë e koronavirusit, në shtëpi mbizotëroi heshtja dhe banorët e patën të vështirë të pranonin situatën.

Producentët kishin vendosur që të mos i informonin konkurrentët se çfarë po ndodhte jashtë, por ndryshuan mendim, pasi u përballën me një lumë kritikash nga publiku.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota big brother gjermani koronavirusi ne bote big brother gjermani koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll