Sport

Vështirësitë e marrëdhënies me Wanda Narën. Icardi me dy telefona, një për telefonata zyrtare, tjetri për ‘gjëra

19 Mars 2019, 20:51 Nga DOSJA
Vështirësitë e marrëdhënies me Wanda Narën. Icardi

Wanda Nara dhe Mauro Ikardi janë një nga çiftet më të njohura në botën e futbollit dhe duken gjithmonë të bashkuar sidomos pas luftës që po bëjnë bashkë për interesat e tyre me Interin.

Për më shumë se pesë vite bashkë, të dy nuk janë kursyer për t’i shprehur besnikërinë njëri-tjetrit, por në Argjentinë fliter për një periudhë kur marrëdhënia e tyre nuk ishte aq e pastër.

Sipas Angel de Brito, një prezantues i njohur televiziv në Argjentinë, ky i fundit zbulon se në fillim të historisë mes Vandës dhe Mauros, tashmë agjentja e sulmuesit, kishte zbuluar një celular të fshehtë tek Mauro, të cilin ai e përdorte për të folur me femra të tjera.

Kur Vanda dhe Mauro u njohën, Ikardi kishte dy telefonë, dhe njëri u zhduk një ditë. Një telefon ishte ai ‘zyrtari’, ndërsa tjetri përdorej për ‘gjëra të vogla’. Dhe një ditë, këto ‘gjërat e vogla’ dolën në sipërfaqe, kur çifti nuk ishte ende i martuar. Vanda u tërbua nga ky fakt, dhe teksa të dy gjendeshin në një jaht, ajo e mori telefonin dhe e fluturoi direkt e në det.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport argjentine inter mauro icardi wanda nara argjentine inter mauro icardi wanda nara

Sondazh

Poll