Sport

Barcelona përgatit ofertën, 60 milionë euro për mbrojtësin hollandez

20 Mars 2019, 09:29 Nga DOSJA
Barcelona përgatit ofertën, 60 milionë euro për

Barcelona beson se mund të firmosin me Matthijs de Ligt brenda një muaji.

Katalanasit kanë shfaqur interesin e saj dhe kanë nisur ofensivën e tyre përfundimtare për lojtarin e Ajax pasi pala hollandeze mundi Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Pasi e panë vendosmërinë e tij për t’u bashkuar me ta, ata formalizuan ofertën e tyre.

Barca ka ofruar rreth 60 milionë euro plus variabla për holandezin dhe një kontratë pesëvjeçare me një pagë të mgjashme që I dhanë shokut të tij Frenkie de Jong.

Është një marrëveshje afatgjatë me shumë objektiva të përcaktuara, me numra që do të rriten gjatë kohës së tij me ekipin. Burimet e afërta me negociatat thonë se transferimi është në rrugë të mbarë dhe klubi është shumë optimist, por askush nuk dëshiron të sigurojë asgjë derisa të nënshkruhet.

Barca u përpoq të bindte De Ligt në nëntor por agjentët dhe klubi hollandey nuk duan ta lëshojnë lehtë djalin e artë. Mbrojtësi holandez nuk ishte i sigurtë nëse dëshironte t’i bashkohej, pasi shpreson të jetë titullar dhe Barcelona nuk ja garanton dot këtë.

Në atë moment, bordi paraqiti shembullin e Clement Lenglet, i cili ka nënshkruar kohët e fundit dhe është kthyer në titullar për Ernesto Valverde.

De Ligt do të duhet të luftojë me Gerard Pique, Barça e ka qetësuar atë duke thënë se ai do të jetë një lojtar kyç në të ardhmen e klubit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax barcelona frenkie de jong matthjis de ligt ajax barcelona frenkie de jong matthjis de ligt

Sondazh

Poll