Sport

Liverpooli mund të firmosë me Paulo Dybalën në javët e ardhshme

20 Mars 2019, 07:49 Nga DOSJA
Liverpooli mund të firmosë me Paulo Dybalën në javët e

Sipas media italiane TMW, Liverpooli do provojë më të gjithë forcat për të sjellë argjentinasin Paulo Dybala në Anfield nga Juventusi.

Besohet se Klopp po kerkon për një sulmues qëndror dhe beson se Paulo Dybala mund të jetë personi i cili do e dërgojë Liverpoolin në një nivel tjetër.

Liverpooli mund të bëjë një ofertë serioze në javët e ardhshme, sidoqoftë, oferta që mund të bëjë klubi anglez është akoma e paditur.

Edhe pse 25 vjeçari vlerësohet më një çmim që e kalon shifrën e 100 milionëve, vlera e tij ka vend për debat sidomos në këtë sezon që e ka humbur disi vendin e titullarit më ardhjen e Ronaldos, krahasuar me sezonin e kaluar që shënoi 26 gola.

Këtë sezon në Torino, Dybala ka shënuar 4 herë dhe asistuar 6 herë në 25 ndeshje të Seria A, por ka shënuar dhe 5 herë të tjera në 7 ndeshjet e tij në Champions League.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus liverpool paulo dybala premier league seria a juventus liverpool paulo dybala premier league seria a

Sondazh

Poll