Sport

Edy Reja i frikësuar nga gjendja e Italisë, trajneri i Kombëtares: Nuk ka më vende për…

20 Mars 2020, 14:52 Nga DOSJA
Edy Reja i frikësuar nga gjendja e Italisë, trajneri i

ITALI- Edy Reja, trajneri i Shqipërisë është i shqetësuar me gjëndjen e Italisë ku pothuajse e gjithë veriu i vendit është paralizuar nga koronavirusi.

74 vjeçari ka dërguar një apel sidomos për jugun e Italisë. Tekniku, që ndodhet në karantinë, nuk dëshiron që të ndodhë edhe në jug ajo që po ndodh në veri të Italisë.

“Situata në Bergamo është me të vërtetë e trishtueshme. Jam në kontakt me miqtë dhe ata më thonë gjëra të tmerrshme. Nuk ka më vende për të pritur të vdekurit”. Nuk guxoj ta mendoj nëse e njëjta situatë do të ndodhte edhe në Jugun e Italisë! I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin, vetëm kështu do të shmangnim sa më shumë viktima. Në jug nuk ka shumë struktura mjeksore për të përballur këtë situatë”.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja koronavirusi ne futboll koronavirusi ne itali masat kunder covid 19 edy reja koronavirusi ne futboll koronavirusi ne itali masat kunder covid 19

Sondazh

Poll