Sport

FOTO/ Batuta e Ramës me Kombëtaren, reagimi i Mavraj është epik: Ftojmë politikanët të futen në…

19 Mars 2020, 20:48 Nga DOSJA
FOTO/ Batuta e Ramës me Kombëtaren, reagimi i Mavraj është

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon të bëjë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. I ftuar në emisionin “Opinion” Rama thuri një paralele mes kombëtaren e Shqipërisë në një prej studiove ku ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar.

Ne tani lutemi të mos na marrin mësysh, të vazhdojmë kështu siç jemi, se Shqipëria do futet në histori. Mos ta bëjmë si me Kombëtaren, që luan më mirë se kundërshtari në pjesën e parë, e mban mirë veten dhe lojën në gjysmën e pjesës së dytë, por mbyllet në portë dhe pëson golat në fund”, u shpreh Rama.

Rreth kësaj situate ka reaguar Mërgin Mavraj, ish-kapiten i kombëtares kuqezi Mbrojtësi i Greuther Furth nuk i ka kursyer shakatë si gjithmonë me një reagim në rrjetet sociale.

Ne kemi nisur një fushatë ku mbëshesim edhe qeverinë, ku solidarizohemi dhe u kërkojmë qytetarëve tanë të rrinë në shtëpi. Shëndeti i gjithkujt është më i rëndësishëm se çdo gjë. Sa për golat në minutat e fundit, ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona të ardhme, të na japin një dore mos të pesojmë gol. Ne e çuam Shqipërine në Europe, mbase e çojnë edhe ata”, shkruan Mavraj.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama masat kunder covid 19 mergim mavraj edi rama masat kunder covid 19 mergim mavraj

Sondazh

Poll