Sport

“Nuk ka futboll deri në 2021”, studuesi gjerman jep skenarin më të keq

20 Mars 2020, 13:19 Nga DOSJA
“Nuk ka futboll deri në 2021”, studuesi gjerman jep skenarin

Gjermani- Koronavirusi ka mbyllur dyert e futbollit. Në Angli dhe Itali kanë shtyrë sërish datat e rikthimit në fushë, duke i çuar ato për në fundin e muajit të ardhshëm.
Kjo gjendje duket se do të vazhdojë shumë kështu dhe nevojitet një zgjidhje emergjente, për të shpëtuar futbollin e kapur peng nga pandemia. Studiuesi i viruseve në Gjermani, Jonas Schmid-Chanasit, nga Instituti i Berhard-Nocht në Hamburg, jep edhe skenarin më të keq për tifozët.

“Pushimi për futbollin zgjat deri në vitin 2021. Madje nuk duhet të lejohet as pa tifozë, pasi gjithsesi njerëzit do të mblidhen në grumbullime të mëdha në shtëpitë e tyre për ta shikuar ndeshjen dhe kjo është e rrezikshme”, shprehet ai. 

Gjithsesi ky lloj skenari do të ishte një “vdekje e parakohshme” e futbollit, ndërsa shumë klube kanë nisur të falimentojnë që në dy javët e para të këtij pushimi anormal. “Imagjinoni, çfarë mund të bëhej pas një viti?” – u shpreh Jonas Schmid-Chanasit për gazetën spanjolle Marca.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll