Sport

Sensibilizim në ditë të vështira, FSHF mesazh klubeve dhe futbollistëve

19 Mars 2020, 20:43 Nga DOSJA
Sensibilizim në ditë të vështira, FSHF mesazh klubeve dhe

Në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria dhe thuajse e gjithë bota nga Coronavirus, solidarizimi dhe mbështetja e ndërsjelltë është rruga më e mirë për të mundur një armik të padukshëm, COVID-19.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i FSHF, Armand Duka, ka dërguar një mesazh për klubet dhe futbollistët duke garantuar mbështetje të plotë për ta.

“Në emër të Federatës së Futbollit dhe në emrin tim personal uroj të jeni sa më mirë. Në këto ditë të vështira ju ftojmë të bëni kujdes dhe të ruani shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Këtë betejë do ta fitojmë bashkë e do të rikthehemi në fushën e blertë me lojën tonë të mrekullueshme. Na kontaktoni për çdo problem”, shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij.

Gjithashtu, Presidenti Duka ka komunikuar përmes video-konferencave me stafin e Federatës së Futbollit në të gjithë vendin dhe ka kërkuar kujdes maksimal në ruajten e shëndetit. Federata e Futbollit qysh prej datës 13 mars ka urdhëruar që stafi të punojë nga shtëpia, ndërsa më herët ndaloi të gjithë aktivitetin futbollistik në vend.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus duka federata fshf coronavirus duka federata fshf

Sondazh

Poll