Sport

Lojtari i Milanit në telashe, futet në borxh 16,5 mln euro!

19 Mars 2020, 22:03 Nga DOSJA
Lojtari i Milanit në telashe, futet në borxh 16,5 mln euro!

Rafael Leao është fort në telashe. Lojtari i Milanit do duhet t’i paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës, skuadrës ku ka luajtur deri verën e para dy viteve.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur kështu në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy vite më parë. Tifozët e acaruar të klubit portugez sulmuan lojtarët dhe shumë prej tyre vendosën të largohen. Leao ishte nën kontratë me Sportingun, por sulmuesi u lirua në mënyrë të njëanshme dhe u transferua te Lille.

Klubi luzitan është ankuar në KAS dhe ka fituar të drejtën e vet. 22-vjeçari do të duhet të dëmshpërblejë ish-klubin me një shifër krejt të pazakontë për një lojtar.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leao milan sporting leao milan sporting

Sondazh

Poll