Sport

Milani vendos piketat, standardi i rrogave përcaktohet me turkun Calhanoglu

19 Mars 2020, 18:19 Nga DOSJA
Milani vendos piketat, standardi i rrogave përcaktohet me turkun Calhanoglu

Merkatoja e Milanit në verë – apo kurdo u shtyftë nga pandemia Coronavirus – do të ketë piketa krejt të pritshme. Misioni dihet, ulja e tavanit të rrogave.

Shifra maksimale që një futbollist i ri duhet të marrë është 2.5 mln euro në sezon. Me një llogari të thjeshtë, kjo i bie të jetë rroga aktuale e mesfushorit Calhanoglu.

Për ata që janë nën kontratë dhe kanë shifër më të lartë në kontratat e tyre, do të duhet të bëhen bisedime të tjera. Ose do të ulin rrogat, ose do të shiten.

“Corriere dello Sport” shkruan se janë në rrezik sidomos Biglia dhe Ibrahimovic, në skadim kontrate dhe të mirëpaguar. Nuk përjashtohen as Donnarumma dhe Romagnoli.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan plani rrogat milan plani rrogat

Sondazh

Poll