Sport

Revolucion te Barcelona, në verë do të largohen pesë lojtarë

19 Mars 2020, 18:04 Nga DOSJA
Revolucion te Barcelona, në verë do të largohen pesë

Quique Setien kërkon të bëjë revolucion te Barcelona. Trajneri i katalanasve u ka bërë me dije drejtuesve se në merkaton e verës do të “skarcojë” pesë lojtarë.

Disa prej tyre janë të kushtueshëm dhe Barcelona i ka pranuar kërkesat e tij. Kështu, Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Philipe Coutinho nuk do të jenë më pjesë e skuadrës.

Dy të parët vuajnë shumë dëmtimet dhe Barcelona është dorëzuar. Nuk ka më durim me ta. Rakitic dhe Vidal konsiderohen lojtarë në fundin e karrierës, ndërsa Coutinho nuk do të blihet as nga Bayern. Me shumë mundësi, braziliani do të rikthehet në Premier League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato setien barcelona merkato setien

Sondazh

Poll