Sport

Boshatiset Juventus! Pas Higuain, edhe dy yjet e skuadrës braktisin Torinon

19 Mars 2020, 18:00 Nga DOSJA
Boshatiset Juventus! Pas Higuain, edhe dy yjet e skuadrës braktisin Torinon

TORINO-Gonzalo Higuain, ka vendosur të largohet nga qyteti i Torinos dhe të kthehet në Argjentinë për t’u bashkuar me nënën e tij që është sëmurë. Sulmuesi i Juventusit, i është nënshtruar Covid-19, duke rezultuar negativ, me certifikatë mjekësore që deklaronte se nuk ishte pozitiv ia ka mbathur me avion privat.

Agjentët kanë dhënë “ok” duke ditur se ishte në rregull me shëndetin. Nuk është vetëm Higuain që është larguar nga Torino, edhe Pjanic dhe Khedira janë larguar respektivisht te familjet e tyre.

Njëri në Luksemburg, tjetri në Gjermani! Të dy gjithashtu kanë bërë testin e koronavirus dhe tampon ka rezultuar negative.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirusi ne shqiperi gonzalo higuain torino coronavirusi ne shqiperi gonzalo higuain torino

Sondazh

Poll