Bota

Mes “krizës së shekullit”, Britania e Madhe u kërkon të gjithë mjekëve që kanë dalë në pension t’i rikthehen pun

20 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA
Mes “krizës së shekullit”, Britania e Madhe u kërkon

BRITANI E MADHE– Fakti që Britania sot gjendet në një situatë të tillë vjen pasi nuk mori masat e forta sikundër bërëi edhe çdo shtetet tjetër për të mbrojtur popullin.

Ndërkohë tani në një situatë emergjente kryeministri britanik u ka kërkuar të gjithë mjekëve që kanë dalë në pension që të rikthen në  punë që të ndihmojnë në këto ditë të vështira.

Bëhet fjalë për 65,000 doktorëve dhe infermierë që dalë në pension, të cilëve u është kërkuar nga shërbimi kombëtar i shëndetit në Britani, NHS, se vendi ka nevojë për ta në krizën më të madhe e shekullit.

Ndërkohë çdo mjek që ka  dalë në pension në 3 vitet e fundit po nxitet nga ministra të kthehet për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, pasi më të moshuarit e kanë të vështirë t’i rikthen punës.

Mëngjesin e sotëm secilit prej tyre i është dërguar një email nga qeveria britanike. Stafit do t’i lejohet të regjistrohet menjëherë dhe pas plotësimit të një formulari do tu caktohet edhe roli në spital.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 372 viktima.  Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 65 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: eagleradio.co.uk 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn koronavirusi ne britani boris johnosn koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll