Bota

Mesazhi i Papa Françeskut për botën: Mos kini frikë, shpresa nuk zhgënjen kurrë

20 Mars 2020, 09:53 Nga DOSJA
Mesazhi i Papa Françeskut për botën: Mos kini frikë,

ITALI– Mes kësaj situate të vështirë  që është krijuar në Itali si shkak i koronavirusit, Papa Fraçesku ka treguar se po  qëndron afër qytetarëve italian për të mos pasur shumë frikë.

Përmes një fjalimi ai ka dashur të ngjallë shpresë dhe të lehtësojë dhimbjen e mijëra njerëzve që kanë  humbur të afërmit e tyre. Papa ju është drejtuar qytetarëve në mbarë botën e jo vetëm italianëve, duke ju thënë të mos kenë frikë.

“Unë nuk dua të bëj dallimin midis besimtarëve dhe jo-besimtarëve. Ne jemi të gjithë njerëzorë dhe njerëz në të njëjtën varkë. Njerëzimi po përjeton vuajtje të përbashkëta dhe sakrifica të përbëshkëta. Sinergjia, bashkëpunimi i ndërsjellë, ndjenja e përgjegjësisë dhe fryma e sakrificës që po gjenerohet në shumë vende, do të na ndihmojë në kapërcimin e kësaj situate. Kur gjithçka të mbarojë, secili nga ne duhet të pyes veten: Çfarë kam bërë për të ardhmen e njerëzimit? Njerëzimi është një komunitet i vetëm sepse duke vepruar bashkë mund të dalim nga kjo situatë.Kujtimi i këtyre ditëve shumë surrealale, “Vëllazërimi” midis të gjitha qenieve njerëzore, “Shpresa, e cila nuk zhgënjen kurrë”.-tha Papa Francesku.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 372 viktima.  Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 65 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burmi: lastampa

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali papa françesku koronavirusi ne itali papa françesku

Sondazh

Poll