Bota

“Mos bëni më vrasje dhe krime deri kur t’ju themi ne”, policia polake kërkon solidarizimin e ‘të këqinjve’ në ko

20 Mars 2020, 10:26 Nga DOSJA
“Mos bëni më vrasje dhe krime deri kur t’ju themi

POLONI– Policia polake u ka bërë thirrje të gjithë kriminelëve që të solidarizohen me shtetin në një kohë kur të gjithë efektivët janë angazhuar për masat e ndërmarra ndaj Covid-19. Në disa statuse në faqen e tyre zyrtare në Facebook, policët polakë kërkojnnë që për momentin të ndalojnë të gjithë veprimtaritë kriminale.

“Vëmendje, vëmendje! Informacion i rëndësishëm Për shkak të shpërthimit të pandemisë-19, e cila ka shkaktuar panik dhe na ka vendosur shumë detyra të reja dhe ndonjëherë sjellje të paparashikueshme të shumë njerëzve, duke qenë se në jemi angazhuar në shërbime të tjera, ju kërkojmë që të ndaloni çdo veprimtari kriminale deri në njoftimin e mëtejshëm. Vlerësojmë faktin që ka filluar bashkëpunimi në lidhje me pakësimin e kryerjes së krimeve dhe veprave penale dhe ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Do t’ju informojmë me një mesazh të veçantë kur mund të ktheheni në aktivitete kriminale të përditshme duke vazhduar si gjithmonë,”- shkruhet në status.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 10,049 persona dhe të infektuar janë 246,072të tjerë, por 88,483 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote policia polake koronavirusi ne bote policia polake

Sondazh

Poll