Sport

Në Bjellorusi luhet me tifozë në stadium, presidenti i vendit për koronavirusin:Pini sa më shumë…

19 Mars 2020, 17:31 Nga DOSJA
Në Bjellorusi luhet me tifozë në stadium, presidenti i vendit

Ndërkohë që futbolli është ndalur në thuajse të gjithë vendet e Europës, krejt e kundërta ndodh në Bjellorusi, ku sot ka startuar sezoni i ri i kampionatit me ndeshjen mes Energetik dhe Bate Borisov.

Ndonëse në vend janë regjistruar 51 raste të prekurish nga koronavirusi, sërish është vendosur që aktiviteti sportiv të vijojë normalisht dhe ndeshjet do të luhen me praninë e tifozëve.

Vetë presidenti i vendit, Aleksander Lukashenko, pati një këshillë “special” edhe këtë herë për popullin e tij.

“Bëni sauna, pini sa më shumë vodka dhe punoni shumë për të vrarë këtë armik të padukshëm”, deklaroi Lukashenko, i pyetur për masat që po merr vendi për të përballuar koronavirusin.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellrusi koronavirusi ne bjellrusi bjellrusi koronavirusi ne bjellrusi

Sondazh

Poll